Die. Nën 24th, 2024

Escobar: Tensionet në Veri kanë potencial për t’u bërë konfrontim rajonal

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës. Escobar ka thënë se Washingtoni zyrtar është shumë i shqetësuar, pasi që ajo që po ndodh në veri ka potencial për t’u shndërruar në një konfrontim rajonal.

“Jam shumë i shqetësuar. Kjo ka potencialin që të bëhet një konfrontim rajonal. Prandaj ne po mbështesim shumë përpjekjen evropiane. Aspiratat e vendeve janë për t’u bërë pjesë e Evropës. Si përkrahës kryesor të Kosovës, ne duam ta shohim pjesë të NATO,-s BE-së”, ka thënë Escobar.

Në hyrje të një interviste për Atlantic Council ka folur edhe Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se fakti që janë në një intervistë të tillë bashkë tregon se Washingtoni dhe Brukseli janë bashkë.

Lajcak ka thënë se po qëndron në Washington për të pasur një seri takimesh dhe për të diskutuar hapat e radhës.

“Fakti që jemi këtu bashkë, tregon që po punojmë bashkë BE dhe SHBA. Jam këtu për të pasur një seri takimesh me partnerët këtu, sepse situata është mjaft kritike, dhe kemi nevojë për të diskutuar hapat e radhës. Situata është e tensionuar, s’kam pse e fsheh”, ka thënë Lajcak.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *