Enj. Sht 19th, 2024

Etrit Berisha si zëvendësues i Alen Sherrit? Klubi i Serie-s A kontakton portierin e Kombëtares

Etrit Berisha vazhdon të jetë në kërkim të një aventure të re në Kampionatin italian, pasi i ka dhënë lamtumirën Empolit.

Për momentin, ai vazhdon të jetë pa ekip, pasi nuk ka gjetur akordin me klube të ndryshme që e kanë kontaktuar, ndërsa së fundmi ka marrë një propozim paksa të veçantë.

Klubi i Kaljarit ka vuajtur këto ditë dëmtimin e portierit të tretë Çioçi dhe në këtë mënyrë është në kërkim të një alternative cilësore për katërkëndorin, duke menduar edhe për një largim të mundshëm të titullarit Skufet i cili kërkohet nga klube të tjera.

Sipas “Unione sarda”, kjo është arsyeja pse është kontaktuar Berisha për të bërë “të tretin” momentalisht. I dyti në hierarkinë e skuadrës është pikërisht Alen Sherri, i transferuar pak ditë më parë nga radhët e Egnatias te klubi i Sardenjës. Në rast largimi të Skufetit, Berisha do të duhej të rivalizonte pikërisht me Sherrin për vendin e titullarit në radhët e Kaljarit në vijimin e sezonit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *