Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimet lidhur me ndeshjet e treta gjysmëfinale në “Play-Off ” të Superligës.
KB Golden Eagle Ylli është dënuar me gjobë prej 100 eurosh. Gjobë të njëjtë mori edhe lojtari i tyre, Nate Grimes, për shkak se ishte ndëshkuar me gabim teknik në ndeshjen ndaj Pejës.
Shkaku i gabimeve teknike, me nga 100 euro gjobë u dënuan edhe Donte Clark e Dardan Berisha nga Sigal Prishtina, si dhe Kevin Capers nga Trepça.
Ndërsa, dënimin më të rëndë e mori trajneri i Yllit, Petar Mijovic, i cili u gjobit në total me 600 euro.