Enj. Nën 21st, 2024

FBK-ja publikon listën/ Këta janë basketbollistët e grumbulluar te “Dardanët” për ndeshjet e nëntorit

Selektorja e Kosovës në basketboll ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për të mbrojtur fanellat e “Dardanëve” në ndeshjet kualifikuese për Botërorin e 2027-tës.

Përmes një postimi, FBK-ja bëri të ditur se ndeshjet e nëntorit do të zhvillohen në Zvicër, më 21 nëntor, dhe Irlandë, më 24 nëntor.

19 basketbollistë do t’i bashkohen Kombëtares, që synon të korrë fitore në udhëtim, shkruan IndeksOnline.

Ekipit i është bashkuar Dominic Artis, teksa të gjithë basketbollistët e tjerë tashmë janë aktivë në ligën vendore.

Këto dy ndeshje do të jenë të parat për Kosovën nën direktivat e trajnerit të ri, Jean-Denys Choulet, pasi Rami Hadar dha dorëheqje nga Kombëtarja.

“Dardanët më 20 nëntor do të udhëtojnë drejt Bernës, ku do të publikohet lista me 12 lojtarë” bëhet e ditur në njoftim.

Kjo është lista e plotë:

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *