Die. Nën 24th, 2024

Fehmi Hoti merr pjesë në konferencën e shefave të policisë në SHBA

Në konferencën që po mbahet në kuadër të IACP-së (Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë), në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po marrin pjesë përfaqësues të lartë të policive nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë.

Pjesëmarrja e delegacionit zyrtar nga Policia e Kosovës dhe mundësia e takimeve me përfaqësues të organizatave të ndryshme policore, në konferenca të këtij karakteri, mundëson shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave policore, trajtimin e problemeve dhe fenomeneve të cilat aplikohen në fushën e sigurisë.

Një ndër temat e diskutuara në këtë konferencë ishte edhe luftimi i krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit, përfshirë edhe luftën e pa kompromis kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë Hoti me bashkëpunëtorë, ka pasur rastin të takojë personalitete të ndryshme përfshirë edhe takimin me Kenneth Allen Polite Jr., i cili shërben si ndihmës prokuror i përgjithshëm për divizionin penal në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.

Pjesëmarrja e delegacionit nga Policia e Kosovës në konferencën policore e cila vlerësohet ndër më të mëdhatë të mbajtura çdo vit në SHBA, edhe këtë vit është mbështetur dhe përkrahur nga ICITAP-i amerikan.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *