Die. Nën 24th, 2024

Ferat Shala pas anulimit të konkursit të KEK: Do të hetojmë edhe ndarjen e miliona eurove për ngritjen e çmimeve

Korporata Energjetike e Kosovës sot ka anuluar konkursin e shumëpërfolur për punësime familjare të anëtarëve të Bordit të KEK-ut.

Kësisoj, konkursi është anuluar për të gjitha pozitat e shpallura për 127 vende të lira pune.

Ky vendim erdhi një ditë pas formimit të Komisionit Hetimor parlamentar për energjinë, i inicuar nga opozita.

Nënkryetari i këtij Komisioni, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në një prononcim për IndeksOnline ka vlerësuar se me anulimin e konkursit të KEK është rikthyer e drejta e qindra punëtorëve të rinjë për trasnparencë.

Shala vlerësoj se në këtë Komision do të hetojnë miliona euro të ndara nga buxheti i Kosovës për ngritjen e çmimit të energjisë.

“Është e vërtet që Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i PDK-së e kemi pasur si ide shumë të hershme fomimin e një komisioni hetimor parlamentar, e kemi ngritur edhe në Komisionin për Ekonomike dhe në nivele të tjera.

Megjithatë përkundër orvatjeve të mazhorancës për ta bllokuar, sabotuar dhe për ta larguar vëmëndjen nga kjo temë jashtzakonisht e rënëdishme për ekonominë e vendit dhe buxhetin e Kosovës, sot po shihen efektet e para të këtij komisioni.

Efektet e para janë anulimi i procesit të konkursit të KEK-ut dhe rikthimi i ligjshmërisë dhe i realizimit të të drejtave të qindra punëtorëve të rinjë për të pasur një trasnparencë për punësim. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ne si Komision Hetimor nuk do ta trajojmë çdo temë edhe në vazhdim sepse orvatjet për ta bllokuar një konkurs të tillë tashmë është e konfirmuar dhe si rezultat është kjo, ne do të vazhdojmë urgjentisht me funksionalizimin e Komisionit në mënyrë që të zbardhim edhe fakte të tjera që janë qindra milionë euro të buxhetit të ndarë për ngritjen e çmimeve ku shumë shpejt do ta zbardhim të vërteten mbi eksportin, mbi importin e energjisë, mbi çmimet, mbi paarsyeshmërinë dhe ndarjet që janë bërë në kategori të qytetarëve të Kosovës dhe mbi gjithë këtë proces për keqmenaxhimin të institucioneve që kanë ndodhur brenda viteteve të fundit në KEK.

Shala që ishtë ndër më meritorët për formimin e këtij komisioni tha se do të jenë tejet të vëmendshëm me hetimet që do bëhet në korporatën e KEK-ut.

“Ne do të jemi shumë koshientë dhe nuk do të heqim dorë nga përcjellja e cdo veprimi juridik dhe praktik në KEK sepse është pjesë e hetimit komplet KEK-u dhe menaxhmenti i tij dhe që tash mundem të them se ne do të jemi shumë afër që në KEK të mos ndodhin abuzime të tilla cfare kanë ndodhur”, shtoi ai.

Kujtojmë se përveç këtij komisioni, dje është formuar edhe Komisioni Hetimor për energjinë elektrike i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me qëllim që të hetohen keqpërdorimet në KEK që nga viti 2006

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *