Enj. Nën 28th, 2024

FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e 12-të të Superligës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti delegimin e gjyqtarëve, .

Java nis me ndeshjen Gjlani – Dukagjini, e cila zhvillohet të shtunen në stadiumin me bari artificial në Gjilan.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Lirim Jashari.

Të dielen, FC Suhareka do të jetë nikoqire e Dritës.

Gjyqtari Alban Shala do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.

Të njëjtën ditë zhvillohet edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Ferizajit.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Ilir Mehmeti.

Të hënën zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10-të, ku Malisheva do të luaj me Llapin.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Burim Jahmurataj.

Përballja tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Feronikelit ’74 dhe Ballkanit, e cila do të gjykohet nga Mervan Bejtullahu

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *