Në fundjavën që po vjen do të nis sezoni i ri futbollistik në Kosovës.
Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për gjyqtarët e javës së parë të Superligës, shkruan IndeksOnline.
Të shtunën, Llapi është nikoqire e Gjilanit.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Genc Nuza.
Një ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Ferizajit dhe Feronikelit ’74.
Gjyqtari Mervan Bejtullahu do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.
Kampioni në fuqi, Ballkani, e nis sezonin si nikoqire e Dukagjinit.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Erdall Zasella.
Ndeshja e fundit e javës së parë zhvillohet mes Prishtinës dhe Suharekës.
Gjyqtar kryesor i kësaj përballje është Visar Kastrati./