Nga e premtja deri të dielen, zhvillohen ndeshjet e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Derbi i javës zhvillohet neser qytetin e Podujevës, ku Llapi do të jetë nikoqire e Suharekës.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Mentor Ajeti.
Kampioni në fuqi, Ballkani të shtunen do të luaj në shtëpi ndaj Ferizajit.
Gjyqtari Vigan Iberdemaj do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.
Të shtunen zhvillohet edhe ndeshja mes Dukagjinit dhe Dritës.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Erdall Zasella.
Të djelen zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së shtatë, ku Gjilani do të luaj me Prishtinën ndërsa Feronikeli ’74 do të përballet me Malishevën