Sht. Nën 23rd, 2024

FFK-ja delegon gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së 33-të

Sot në selinë e FFK-së është hedhur shorti për gjyqtarët e javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen ditën e enjte më 9 maj, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen Prishtina – Drita, ku drejtësinë do ta ndaj gjyqtari, Valon Bajgora.

Lideri aktual Ballkani do të luaj si mysafire e Malishevës.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Alban Shala.

Një ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe Llapit.

Gjyqtari Egzon Dakaj do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.IO

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *