Die. Nën 24th, 2024

Fillojnë operacionet e deminimit, do punohet në katër lokacione në 24/7

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kanë filluar operacionet e deminimit për vitin 2023.

Siç njofton ministri, gjatë këtij viti do të punohet në katër lokacione të ndryshme të vendit, raporton Indeksonline.

“Kompania jonë e deminimit, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara, duke u bazuar në planifikimin për vitin 2023.

Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do të punojnë në 4 lokacione të ndryshme të vendit, krahas kujdestarisë në 24/7 të ekipeve për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (EOD).

Krenar gjithmonë me heronjtë tanë!”, thotë ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *