Zyra e BE-së në Kosovë ka vendosur të bashkëndjejë me popullin spanjoll, pas përmbytjeve vdekjeprurëse që kanë goditur vendin.
Në shenjë solidarizimi, flamuri i Bashkimit Evropian po valon në gjysmështizë, raporton IndeksOnline.
Lidhur me këtë është deklaruar edhe vet BE-ja.
“Sot, flamuri i BE-së valon në gjysmështizë në shenjë solidariteti me Spanjën dhe popullin e saj. Zyra e BE-së në Kosovë shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjet dhe miqtë që janë në zi nga humbja e njerëzve të dashur, në përmbytjet shkatërruese në Spanjë” thuhet në postimin e BE-së.
Vërshimet e kësaj jave kanë goditur kryesisht rajonin e Valencias, teksa raportohet se afro 100 persona kanë ndërruar jetë.
Mijëra shtëpi kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike.
Qindra ekipe emergjente janë aktivizuar në misionet e kërkim-shpëtimit, bashkë me trupat ushtarake të vendit.
Këto vërshime janë më të rëndat prej vitesh në Spanjë