Die. Nën 24th, 2024

Flet avokati i mërgimtarit që u arrestua në Serbi, tregon gjendjen dhe dyshimet e pretenduara ndaj tij

Policia serbe arrestoi dje një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe.

Bëhet fjalë për Sadik Durakun, nga fshati Damjan i Komunës së Gjakovës i cili jeton në Angli.

Avokati i këtij të fundit për Indeksonline konfirmoi se gjendja shëndetësore e Durakut është e mirë.

“Ai është në gjendje të mirë! Nuk e di nëse do ta lirojnë sot apo do ta mbajnë akoma në masën e paraburgimit. Nga sot, rastin e ka marrë një koleg i imi. Familjarët e kanë zgjedhur avokatin tjetër, përmes disa të njohurve të tyre. Ai ngarkohet me akuzën se, së bashku me një grup njerëzish, në vitet ’98-99, ka qenë pjesë e UÇK-së. A është kjo e vërtetë apo jo, po hetohet!” tha për Indeksonline avokati Savo Grujiq.

Ai pohoi se në ora 17:00, Durakut i skadon masa e paraburgimit, por se çfarë do të ndodhë më pas mbetet të shihet.

“Është duke u marrë në pyetje nëse pretendimet janë të vërteta. Nuk është i akuzuar e as nuk është duke i gjykuar. Ai ka disa fakte që në atë kohë ishte jashtë vendit” përfundoi Grujiq.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *