Die. Nën 24th, 2024

Flet drejtori i Doganës, sa përfiton Kosova nga hapja e zyrës në Portin e Durrësit, sa milionë janë mbledhur më shumë se vitin e kaluar dhe sa po luftohet kontrabanda

Drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu ka folur për Indeksonline për të arriturar në këtë institucion, sfidat dhe planet e të ardhmes.

Lluagliu ka folur edhe për hapjen e zyrave të Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit, me c ‘rast ka treguar çfarë përfiton Kosova.

Ai bëri te ditur se ky është një hap shumë i rëndësishëm pasi që nga kjo pikë kufitare janë importuar dhe eksportuar 36 mijë dërgesa.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për doganën e Kosovës për shkak se edhe në plani strategjik lehtësirat tregtare zëne një vend të rëndësishëm, lehtësirat që janë mundësuar bazohen në marrëveshjen e cila është bëre në mes të Qeverive në vitin e kaluar. Është shumë i rëndësishëm për faktin se në këtë pjesë të rrugës detare që importohen dhe eksportohen dërgesa nga Kosova kemi mesatarisht, bazuar në statistikat e vitit të kaluar, 36 mijë dërgesa. Tani më pjesën teknike të rregullimit shumica dërmuese ë këtyre dërgesave përfundojnë tërësisht procedurën e doganimit në Durrës. Kjo nënkupton se këto dërgesa do të importohen pa u ndalur në kufi, në Vermicë behët vetëm një konfirmim i shpejtë i pagesës. Pjesa e dërgesave që konsiderohet me risk të lartë i nënshtrohen kontrolleve të njëjta. Më këtë lëvizje ne nuk kemi reduktuar asgjë nga kontrolli doganor, mirëpo kemi arritur që bizneseve t’i ofrojmë një lehtësi, për fakti se me këtë mënyrë të operimit dërgesat shkojnë drejt në premisat e kompanisë, pa pasur nevojë të humbin kohë në pritje të terminaleve siç ka qenë më herët dhe njëkohësisht kursejnë edhe nga rruga. Gjithashtu u mundëson operatoreve ekonomike tanë të kenë mundësi të shfrytëzojë shumë më mirë logjistiken për shkak të eliminimin e pritjeve të panevojshme, më kursimet që i bëjnë kompanitë tona mundësojnë që produktet të arrijnë më lirë tek blerësi i fundit”, ka deklaruar ai për IndeksOnline.

Llugaliu bëri të ditur se kostoja do të jetë 2 milion euro me baza vjetore, vetëm në pjesë e doganës së Kosovës, por edhe çështja e sigurisë se ushqimeve ka barrë të kostos por ai tha se është e menjanueshme për ekonominë e Kosovës.

“Vetëm në pjesën e doganës së Kosovës, vlerësojmë që minimumin do të jetë, kursim prej dy milion euro me bazë vjetore, kjo ka filluar që nga një tetori fillimisht si pilot testim në Porto Romano për dërgesat derivateve për shkak se si natyrë e mallrave ka qenë shumë më e lehtë të bëjnë pjesën testimit për implikimet që nuk kemi mundur t’i parashikojmë. Mirëpo gjithashtu me fillimin e punës në Durrës, edhe agjensioni kombëtar i ushqimit në Shqipëri, ka vendosur që mos të zbatojë leje për produktet e Kosovës, për shkak se krahas Doganës, edhe agjensioni i ushqimeve dhe veterinës i Kosovës është vendosur në Durrës, ku bashkërisht do të bëjnë kontrolle për çështjen e sigurisë së ushqimeve që edhe kjo e ka një barrë të kostos që automatikisht e mënjanojmë për ekonominë e Kosovës”, theksojë Llugaliu.

Drejtori i Doganës për IndeksOnline ka njoftuar se mbi 60% ka rritje të efikasitetit në luftimin e kontrabandës, vitin e kaluar ka qenë 3.9 milion ndërsa këtë vit 6.6 milionë.

Ai tha se e gjitha ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve.

“Ka pasur një tendencë të lehtë të rritjes, sidomos pas masave që shtetet për rreth i kanë marrë për të vendosur kufizime në produktet esenciale për shkak të lëvizjes së çmimeve më fillim të luftës në Ukrainë, mirëpo nuk është diçka e theksuar, besojmë kemi arritur te kemi një efikasitet shumë më të mirë të Doganës në gjitha kapacitet qe i kemi në luftim të kontrabandës por njëkohësisht edhe në bashkëpunim me policinë e Kosovës, ka pasur është e vertët, nesë e marrim numrin, edhe viti kaluar ka qenë jashtëzakonisht mirë krahasuar me vitet paraprake, mirëpo këtë vit mallrat të sekuestruara dhe të konfiskuara i kemi 6.6 milionë. Ndërsa, vitin e kaluar të njëjtën periudhë ka qenë 3.9 milion. Kemi mbi 60% rritje të efikasitetit në luftimin e kontrabandës”, vijojë Drejtori i Doganës.
Llugaliu foli edhe në lidhje me kontrabandat që po zhvillohen kohëve të fundit. Komunën e Vitisë dhe Veriun e Kosovës i veçojë si zona që kanë probleme të vazhdueshme.

“Nga të dhënat e fundit na del se problemi kryesor të kontrabandës e kemi varësisht prej produkteve se cilat e gjejnë rrugën e tregut për kontrabandë, mirëpo po na del të jetë problem i konsiderueshëm pjesa lindore tek Vitia, një pjesë e konsiderueshme e mallrave që kontrabandohen nga Maqedonia, atje kemi pas rezultate të konsiderueshme. Veriu i Kosovës gjithashtu ka pasur aktivitet mirëpo është në rënie, nëse i krahasojmë rastet me rastet e mëhershme. Gjithashtu kontrabanda është e shtrirë në pjesë të tjera mirëpo është më e vogël”, vijojë Llugaliu.
Sipas Llugaliut, Veriu i Kosovës mbetet ende sfidë për organet e rendit dhe të sigurisë, ai bëri të ditur se javën e kaluar janë konfiskuar 1800 litra vaj që kanë ardhur nga Maqedonia.
Video: 9:47
“Javën e kaluar zyrtarët tanë kanë arritur që të konfiskojnë rreth 1800 litër vaj, qe besojë që ka ardhur nga Maqedonia në Zveçan, ne operojmë në Veri është pak më e vështirë të operojë për shkak se të sigurisë së zyrtarëve. Në fillim të këtij viti e kemi pasur një rast ku zyrtarët tanë ka shkuar në afërsi të Zveçanit për një kontrolle së bashku me policinë dhe ka pasur diku rreth 26 plumba të shkrepur në hapësirën ku ka qenë e vendosur në operacion i bimëve narkotike e që dogana se bashku me policinë e Kosovës suksesshëm kanë arritur të marrin në kontrolle dhe të gjejnë 10 mijë bimë të kanabisit të cilat kanë qenë në vlerë prej 6 milionë, ne e dimë që nuk është e lehtë, ka vështirësi në këtë pjesë”, tha ai

Llugaliu vijojë se Kosova ka arritur të thyej përsëri rekord sa i përket mbushjes së arkës, deri në këtë periudhë kohore janë arritur 128 milionë më shumë, por se deri në fund të këtij viti presin rritje më të madhe.

“Kemi arritur që të mbledhim 1 miliardë e 152 milionë, kjo është 128 milionë më shumë se viti i kaluar, si përqindje është 12.5% më shumë, besoj se deri në fund të viti do të arrijmë që të grumbullojmë mbi 1.5 milionë nëse trendi nuk ndryshon, përjashto faktin që trendi është gjithmonë pozitiv, ajo qe kisha të theksojë është se sikurse vitin e kaluar kemi pasur të hyra rekord. Edhe këtë vit në po arrijmë, të hyrat janë rritur 3-fish mbi trendin e arritjes ekonomike”, ka thënë drejtori Llugaliu.

Drejtori Agron Llugaliu, foli edhe për pjesën që sekuestrohen, e që ai theksojë se na marrinë kohë edhe kosto pasi shumica duhet të ju sigurohet ruajta.

“Për pjesën e mallrave që i konfiskon dogana, mallrat rëndom shiten në momentin më të shpejtë të mundshëm, për shkak së konservojnë vlerën e produktit, kur e dimë qe në vazhdimësi produkti e humbë vlerën. Mirëpo e kemi bukur shumë të vështirë me produkte që sekuestrohen dhe janë subjekt i procedurave gjyqësore, pasi duhet zbatuar proceset gjyqësore, rëndom marrin kohë të konsiderueshme. Ata gjithashtu na krijojnë kosto të ruajtës, zakonisht shpesh e humbin vlerën dhe duhet t’i nënshtrohen shkatërrimit por që edhe shkatërrimi ka njëfarë kostoje”, tha ai

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *