Die. Nën 24th, 2024

“Fluturojnë” çmimet për Turqi, ngritje deri 40 për qind

Të gjithë kosovarët të cilët preferojnë rivierën turke për t’i kaluar pushimet, këtë verë do të paguajnë shumë më shtrenjtë se sa verën e kaluar, pasi që çmimet kanë pësuar ngritje, për rreth 40 për qind.

E rritja e çmimeve ka bërë që interesimi i kosovarëve që ta vizitojnë bregdetit turk, të bie. Sipas të dhënave të marra nga një Agjencion Turistik në Prishtinë, “IndeksOnline”, ka mësuar se numri i qytetarëve të cilët kanë qenë të interesuar të bëjnë rezervime të hershme për Turqi ka rënë, pasi që janë informuar me çmimet e larta, që po ofrojnë hotelet atje, për turistët kosovarë.

“Çmimet për këtë verë për Turqi, janë rritur gogja shumë. Ka një rritje prej rreth 40 për qind. Qytetarët të cilët kanë dashur të bëjnë Early Booking, në momentin që i kanë marrë vesh çmimet janë tërhequr. Dhe se numri i qytetarëve të cilët kanë bërë rezervime në muajin prill ka rënë shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak “, ka thënë njëra nga pronarët e një Agjencioni Turistik, i cili nuk deshi të identifikohet.

Nga kjo i bie që një familje tre anëtarëshe, dy të rritur dhe një fëmijë të cilët vitin që shkoi i kanë kaluar pushimet një javore me një çmim prej 2200 euro në Turqi, këtë verë do të duhej të paguajnë 3 mijë e 080 euro, e që i bie të jetë shumë më shtrenjtë, krahasuar me vitin që shkoi, e po ashtu dhe me standardin tonë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *