Enj. Nën 28th, 2024

Foda për fushën e ”Fadil Vokrrit”: Nuk është në gjendje perfekte

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Kosovë – Rumani, e cila luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Para mediave folën selektori, Franco Foda dhe sulmuesi, Vedat Muriqi.

Foda nuk la pa kritikuar fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, e cila s’ka as dy muaj që është përuruar.

“Për herë të parë do të luajmë edhe ne në fushën e re, por me aq sa pash, fusha nuk është në gjendje perfekte, por çfarë mund të them është se luajmë në shtëpi dhe na nevojitet përkrahja e madhe nga publiku”, tha ai.

Por, Franco Foda nuk është i vetmi që e kritikoi fushën në “Fadil Vokrri”.

Mendimin e njëjtë me të e ndanë edhe trajneri e lojtari i Legias së Varshavës.

Dytë thanë që fusha në “Fadil Vokrri” ishte në gjendje të keqe, derisa e cilësonin edhe si “beton”.

1.3 milion euro janë dhënë nga buxheti i Kosovës për ndërrimin e fushës në “Fadil Vokrri”, e cila u përurua në korrik të këtij viti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *