Sht. Nën 23rd, 2024

Foto: Krahasimi i faturave me tarifa të kaluara dhe ato të reja

Tarifat e reja të energjisë elektrike që janë miratuar dje nga Zyra e Rregullatorit për Energji, do të hyjnë në fuqi nga sot. Këto tarifa do të aplikohen deri më 31 mars të vitit të ardhshëm, raporton Express.

Me miratimin e këtyre tarifave, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kËh energji do të përballen me shtrenjtim të energjisë.

Këta konsumatorë do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë.

Ata që do të shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kËH nuk do të faturohen me çmimin e ri, derisa ata që e kalojnë 800 kËh, me çmimin e ri do t’iu llogaritet vetëm sasia e harxhuar mbi këtë vlerë.

Kryeministri, Albin Kurti ka shpërndarë një fotografi ku jipen shembuj të konsumatorëve duke krahasuar faturat me tarifa të kaluara dhe ato të reja.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *