Fredi Beleri dënohet me 2 vite burg. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK kishte kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj.
Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi akuzohet se u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Ky i fundit u dënua me dy vite shërbim prove për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Beleri arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.