Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka shprehur entuziazmin e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u rrethuar nga të rinj të shumtë që e mbështesin kandidaturën e tij.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka shpërndarë disa fotografi me të rinjtë, të cilët kanë ngritur katër gishtat si simbol të mbështetjes për numrin 4 në listën e PDK-së, i cili është numri garues i Envet Hoxhajt.