Enj. Pri 17th, 2025

Fushata nis në fundjavë! Rama kërkon mandatin e katërt, Berisha synon rikthimin

Zyrtarisht fushata do të nisë më 11 Prill.

Demokratët kanë zgjedhur të mos humbin kohë dhe të çelin aktivitetet zgjedhore të premten në orën 19 në Sheshin Nënë Tereza ku i pranishëm do të jetë edhe amerikani Chris Lacivita.

Ndërkohë Partia Socialiste do të hap fushatën të shtunën e 12 prillit.

Aktiviteti do të nisë në mesditë në orën 12:00, numër të cilën të majtët e lidhin me simbolikën e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian, raporton A2CNN.

Kryeministri Edi Rama kërkon mandatin e katërt në këto zgjedhje ndërsa premtimi kryesor, përveç rritjes se pagave dhe pensioneve, është edhe integrimi i Shqipërisë në BE.

Forcat politike do të kenë një muaj kohë të zhvillojnë fushatën elektorale dhe të prezantojnë programet deri ne 11 maj kur shqiptarët do të vendosin se kush do t`i qeverisë në katër vitet e ardhshme

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *