Sht. Dhj 28th, 2024

Fushë Kosova që 14 orë pa rrymë, Haradinaj: 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak, e në anën tjetër thonë ka mbingarkesë !

Disa pjesë të Kosovës po përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj. Haradinaj ka thënë se Fushë Kosova është që 14 orë pa rrymë. Ndërsa ka thënë se 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë se ka mbingarkesë.

“Fushë Kosova që 14 orë pa rrymë! Si ka mundësi që është rritur konsumi, kur dihet se një pjesë e madhe e popullsisë ka migruar jashtë vendit, duke bërë që kërkesa reale të jetë më e ulët? 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë ka mbingarkesë. 3.5 milionë euro vetëm sot është vlera e blerjes së rrymës. Populli e paguan rrymën trefish më shtrenjtë. Veç tre palë janë të lumtur sot, dhe e di që e dini: MT, G, AK”. Ka shkruar Haradinaj në Facebook. .

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *