Mar. Tet 8th, 2024

Futet kamioni i parë me produkte serbe në Kosovë

Në Merdar ka nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës për mallrat serbe.

Pak minuta më parë ka hyrë kamioni i parë me produkte serbe në kontroll nën përcjelljen e policisë dhe Doganës së Kosovës.

Ndryshe, nga sot, përmes pikës kufitare të Merdarit mund të hyjnë mallra serbe, por për hyrje të tyre do të ketë kontrolle të shtuara dhe të detajuara nga Dogana e Kosovës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës e kishte vendosur ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye “sigurie”, pasi tre policë të Kosovës ishin arrestuar nga policia serbe. Megjithëse ata ishin liruar më vonë, vendimi për mallrat serbe kishte mbetur në fuqi

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *