Mër. Nën 27th, 2024

Gabriel Escobar i dërguari i ri amerikan për Ballkanin

I dërguari i ri për Ballkanin perëndimor i presidentit amerikan Joe Biden, do të jetë zëvendës-ambasadori i ShBA-ve në Beograd dhe diplomati i karrierës, Gabierl Escobar, shkruan gazeta “Pobjeda” nga Podgorica duke u thirr në burime të paemëruar nga Uashingtoni dhe Beogradi, transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

Sipas kësaj gazete, Escobar do të zëvendësoj të dërguarin e deritashëm Mathew Palmer në dhjetëditëshin e parë të shtatorit dhe më pas marrjes së detyrës do nis vizitat në regjion, së pari në vendet anëtare të NATO-së.

Sipas informatave nga analistët në Uashington, emërimi i Escobar është tregues se Shtëpia e Bardhë nën komandën e Biden “ka vendosur për rol aktiv edhe energjik në hapësirën e Ballkanit “.

“Ai është njeri që kryen detyra të besuara dhe gjen zgjidhje, nganjëherë duke i imponuar ato me diplomaci” ka thënë një burim amerikan për “Pobjeda”.

Aktualisht Escobar është zëvendës-ambasador i ShBA-ve në Serbi dhe njihet si njohës i mirë rrethanave në Ballkan, pasi ai ishte shumë aktiv në këto hapësira në periudhën nga 1998-2001.

Para se të emërohet si diplomat në Serbi, Escobar ka pasur një nga funksionet më të rëndësishme në ambasadën amerikane ne Irak.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *