Milazim Gashi, ish-zv. ministër për Kthim dhe Komunitete ka thënë se barrikadat e vendosura nga serbët lokal të veriut në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë është e planifikuar të largohen më 10 janar.
Gash tha se zhbllokimi i situatës në veri, do të mund të bëhej brenda 24 orëve nga KFORI-i, por që sipas tij, misioni paqëruajtës nuk dëshironë t’i japë konetacion ndryshe situatës, për shkak të grupeve të organizuara kriminale që veprojnë në veri të vendit.
“Puna e barrikadave është punë teknike. Pasi tash jemi edhe në prag të festave. KFOR-i brenda 24 orëve me kapacitetet që i ka, do t’i largoj barrikadat. Kjo situatë do të zhbllokohet pas festave, deri më 10 janar planifikohen të largohen. Por, s’po don t’i japain konetacion disa grupeve, sepse tash kemi të bëjmë me grupe të financuara nga Serbia. Janë të planifikuara edhe pistat që komunikojnë edhe me pjesën civile në veri. Qytetarët serb në veri janë shumë të zhgënjyer edhe me institucionet e Kosovës”, tha tutje Gashi.