Die. Nën 24th, 2024

Gecaj për stërvitjet e forcave serbe në kufi me Kosovën: Provokim nga ana e tyre

Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj është shprehur se ushtrimi i forcave serbe në kufi me Kosovën, është veçse një provokim për të ngjallur frikë të populli.

Lidhur më këto stërvitje nga ana e Serbisë, Gecaj thotë se nuk përmbajnë kërcënim të asnjë lloji për Kosovën.

“Lëvizja të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, në kufi mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo nuk është një befasi për shtetin e Kosovës, duke pasur parasysh se fqinj i yni është një shtet i cili ka zhvilluar disa lufta në rajon, dhe ende është njëra prej shteteve që përbën shqetësim, jo vetëm për Kosovën, por edhe për sigurinë në Evropë”, u shpreh ish-ushtaraku.

“Mirëpo, prania e një automjeti të tillë në kufi me Kosovën, përveçse si një provokim, nuk mund të shihet kurrsesi ndryshe, pasi kjo nuk paraqet një kërcënim të drejtpërdrejt”.

“Qëllimi kryesor i këtyre është dhënia e mesazhit popullit të Kosovës, për të hapur frikë e panik. Ky është thjesht një provokim, i cili nuk shkon në domenin e kërcënimit serioz të territorit të Kosovës”, tha Gecaj për Info Magazine të Klan Kosova.

Për qasjen e KFOR-it karshi kësaj situate, Gecaj thotë se ata e dinë se me çfarë po përballemi, pasi as nuk kanë reaguar për këtë çështje.

“Ndërkaq qasja e KFOR-it në atë pjesë, për ta siguruar territorin e Kosovës, ka qenë obligative, pro ajo marrëveshje është hequr. Por KFOR-i e ka të qartë situatën, pasi nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë incident, pasi sipas tij, Serbia ka të drejtë të lëvizë brenda territorit serb”, u shpreh Gecaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *