Skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi është perforcuar me një tjetër lojtar.
Futbollisti, Gentrit Limani ka firmosur me klubin nga Podujeva, shkruan Indeksonline
Limani ishte transferuar te Ferizaj, por ndërpreu kontratën për shkak të disa problemeve që pati me kryesinë e këtij klubi.
Tani Limanin do e shohim te fanella e kaltër nga Podujeva.
“24-vjeçari rikthehet sërish tek Llapi, pas një eksperience të shkurtër me Ferizajn.
“Klubi ka kompletuar dokumentacionin dhe Limani do jetë në dispozicion të kryetrajnerit Tahir Batatina nga ndeshja e nesërme në udhëtim me Ferizajn”, shkruhet në njofitmin e klubit