Hën. Nën 25th, 2024

Gërvalla dhe shefi i i zyrës së BE-së në Kosovë flasin për anëtarësimin në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Gërvalla e uroi ambasadorin Orav për detyrën e re, duke theksuar përforcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht në kontekstin e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendit tonë.

Ministrja nënvizoi përparimin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në demokratizim, sundimi të ligjit, luftim të korrupsionit, avancim të lirisë së mediave dhe të drejtave qytetare, duke treguar qartë përkushtimin e plotë të vendit për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi se Kosova pret trajtimin me urgjencë të kërkesës së Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE, si hap thelbësor për të ardhmen evropiane të vendit dhe të gjithë rajonit.

Gjithashtu u diskutua për situatën aktuale në veri dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *