Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është pritur nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Është vetë kryeministri kroat që ka dhënë njoftim për këtë duke treguar edhe për temat që janë diskutuar.
“Ne kemi marrëdhënie të mira të ndërtuara dhe sigurojmë mbështetje të fuqishme për Kosovën në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Plenkoviq, transmeton KlanKosova.tv.
“Folëm gjithashtu për pozicionin e komunitetit kroat në Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik”