Pre. Sht 20th, 2024

Gërvalla: Vuçiq është dora e zgjatur e Putinit, po e bllokon dialogun

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla deklaroi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është dora e zgjatur e Rusisë dhe Vladimir Putinit në Ballkan, përmes së cilës po vihet në provë vendosmëria e Perëndimit.

Ajo theksoi se i gjithë rajoni mezi pret ndryshimin në Serbi dhe se në atë rast forcat demokratike në Serbi do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, por edhe Bosnja dhe Hercegovina, e cila aktualisht është e bllokuar nga Republika Sërpska me liderin nacionalist Milorad Dodik, i cili është në të njëjtën linjë me Moskën si Vuçiqi, transmetojnë mediat serbe.

Gërvalla e cila ditë më parë mori pjesë Konferencën Ndërkombëtare në Dubrovnik, për gazetën kroate Veçernji, e pyetur nëse pret vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd tha se është Serbia, gjegjësisht presidenti i saj Aleksandar Vuçiq ai që po e bllokon dialogun.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *