Mër. Pri 2nd, 2025

Gërxhaliu: Rritja eventuale e energjisë elektrike prej 15 %, do të ndikojë në çmimet e tjera për 130 %

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë për Indeksonline se rritja e çmimit të energjisë do të gjenerojë rritje për 130 për qind për produktet e tjera.

Po ashtu ai ka thënë se bazuar në të dhënat e vitit 2024 ku importi ishte mbi 6 miliardë euro, kjo do të afektojë edhe prodhuesit vendorë, duke u pa mundësuar konkurrencën në trregjet rajonale.

“Nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për 15 % do të gjeneron një indeks zinxhiror ku do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimimeve edhe të prodhimeve por edhe të shërbimeve.

Kjo do të jetë një barrë në aspektin social në Kosovë në veçanti kur nuk kemi rritje të pagave dhe pagat kanë mbetur nënë mëshirën politike në fushata politike e parazgjedhore“, tha Gërxhaliu.

Ai ka shtuar se shqetësuese është fakti se në Kosovë shumë më shumë flitet për çmimin e energjisë elektrike dhe askush nuk flet për mundësinë e ngritjes së kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike.

“Prandaj besoj që duhet të kuptohet e verëteta kjo ngritje eventuale është një ngritje prej 130 % dhe definitivisht produktet vendore do ta kenë të pa mundur të jenë konkuruese në tregun rajonal. Po kuptohet edhe standardi i jetesës në Kosovë do të jetë shumë më i vobektë.

Fakti që Kosova është i varur nga importi i energjisë elektrike dhe jo vetëm në vitin 2024 kemi importuar më tepër se 6 miliardë e 30 milionë euro produkte të ndryshme, ne importojmë edhe inflacion. Inflacion i heshtur dhe ky infglacion i heshtur përkundër asaj që thuhet që është nën kontroll por vërtet në qoftë se kemi një inflacion të tillë të ultë si është e mundur që prodhimet në Kosovë apo produktet janë më të shtrenjta se në vendet evropiane. Prandaj vet ngritja eventuale e çmimit do të ndikojë edhe në ngritjen e inflacionit në Kosovë”, tha Gërxhaliu.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *