Sht. Nën 23rd, 2024

Gjenden dy kamera të vendosura në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë,

FOTO ILUSTRIM
FOTO ILUSTRIM

Dy kamera janë kapur nga njësia e Task Forcës në brezin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjatë ditës së djeshme në rrugën malore nga fshati Ranigull në drejtim të fshatit Konçul.

Sipas njoftimit, janë gjetur kamerat me solar, të cilat ishin vendosur për të vëzhguar rrugët. Dyshohet se ato janë vendosur nga persona të dyshuar që merren me kontrabandë të mallrave.

“Në vendin e lartcekur, është ndaluar edhe automjeti me targa serbe me drejtues J. S., 30 vjeçar, me dy shtetësi (të Serbisë dhe Republikës së Kosovës). I njëjti dyshohet se aty ka shkuar për t’u kujdesur për kamerën që veç e kishin marrë më herët njësitet policore. I dyshuari, recidivist i veprës “Kontrabanda me mallra”, është shoqëruar në polici, ndërsa nga verifikimi i automjetit është vërtetuar se i njëjti nuk ka asnjë hyrje-dalje përmes Pikave të Kalimit Kufitar, andaj dyshohet se i njëjti, këtë automjet e kishte përdorur vetëm për kontrabandë të mallrave përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.

closevolume_off
Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor – Dheu i Bardhë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *