Hën. Nën 25th, 2024

Gjendet eksploziv në një veturë në Leposaviq, Elshani jep detaje

Mediat lokale në Mitrovicë kanë raportuar se në një veturë në Leposaviq janë vendosur rreht 2 kilogramë eksplozivë.

Sipas “Mitropol”, vetura e një serbi është ngarkuar me eksplozivë në pjesën e poshtme të saj.

Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani pohoi për Indeksonline se policia ka reaguar me të marrë informacionin dhe se është tërhequr mjeti i pashpërthyer.

Operacioni është kryer nga njësitet relevante të policisë, në bashkëpunim me EOD-në e KFOR-it amerikan.

“Sot rreth orës 11.00 Policia ka pranu informacion se nën një veturë në qytetin e Leposaviqit gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer.

Policia ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigjë njësitë relevante policore duke përfshirë edhe Njësinë K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFOR-it amerikan.

Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16:20 është largu nga vendi i ngjarjes. Në konsultim me Prokurorin, rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po hetohet nga ana jonë” ka thënë Elshani.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *