Sht. Nën 23rd, 2024

Gjeneral Kastrati: Të mos shtyhet afati për targat, serbët të mësohen se Kosova është shtet

E nëse, ky vendim nuk shtyhet po paralajmërohet që në veri të vendit mund të ketë tensione.

Një gjë të tillë, po e thotë edhe gjenerali Kadri Kastrati, por thotë se kjo do të varet se si do ta pranojë pala serbe vendimin.

“Tensione mund të ketë, por krejt kjo varet prej palës serbe se si do ta pranon këtë”, është shprehur ai.

closevolume_off
Sipas tij, Qeveria nuk duhet ta shtyjë afatin, dhe se serbët duhet të mësohen që Kosova është shtet dhe ka ligje e rregulla.

“Unë mendoj se duhet të zbatohet edhe Qeveria nuk dihet ti bi prapa këtij vendimi sepse jetojmë në një shtet ku duhet të respektohen ligjet dhe të drejtat e të gjtiha komuniteteve pavarësisht a janë serb, shqiptar apo ndonjë komunitet tjetër edhe ëktu serbët nuk mund gjithë jetën të kenë privilegje si akën apsë deri më tani apo të mendojnë se po jetojnë në një shtet që nuk ka ligje e rregulla”, ka deklaruar Kastrati.

Për afatin për targat kanë folur edhe nga partitë opozitare në vend.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim të qartë se a janë për shtyrje të afatit, derisa nga PDK-ja kanë thënë se e përkrahin secilin veprim të Qeverisë për targat, por gjithmonë në koordinim ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga Lidhja Demokratike nuk i janë përgjigjur fare pyetjeve të portalit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *