Die. Nën 24th, 2024

Gjenerali Wesley Clark rikthehet me një mision të rëndësishëm

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark, ka pranuar ftesën e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Nga e marta, gjenerali amerikan Wesley Clark është këshilltar special i ministrit Mehaj.

Kjo u bë e ditur pas takimit të ministrit Mehaj me gjeneralin Clark, të martën, në një konferencë të përbashkët për media.

Mehaj ka potencuar se Clark ka shprehur gatishmërinë e tij në këshillimin për të realizuar zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Në anën tjetër, Gjenerali Clark ka falënderuar Mehajn për ftesën e bërë, duke shtuar se ndihet i nderuar që gjendet në Kosovë.

“Jam i nderuar të jem këtu e të kthehem përsëri në Kosovë. Jam i impresionuar me demokracinë e lirinë në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve”, ka thënë Clark

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *