Sht. Nën 23rd, 2024

Gjermania jep detaje për masat ndaj Kosovës, përmendet “dorëzimi i pajisjeve specifike te ofruesit e sigurisë”

Gjermania ka dhënë detaje në lidhje me masat që ka marrë ndaj Kosovës, në linjë me ato të Bashkimit Evropian pas “dështimit” për të deeskaluar situatën në veri.

Para disa ditësh Ambasada Gjermane konfirmoi se ka ndërmarrë disa masa ndaj Kosovës, që lidhen me sigurinë, derisa sot, në një përgjigje kanë thëën se masat përfishijnë edhe shtyrjen e konsultimeve të qeverisë për bashkëpunim.

Po ashtu, për Nacionalen, Ambasada Gjermane ka përmendur pezullimin e një partneriteti të parashikuar klimatik si dhe “dorëzimin e pajisjeve specifike te ofruesit e sigurisë”.

“Në përputhje me këto politika (të BE-së), Qeveria Gjermane ka vendosur që gjithashtu të ndërpresë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në sektorë të ndryshëm. Masat përfshijnë, d.m.th., shtyrjen e konsultimeve të qeverisë për bashkëpunimin për zhvillim, pezullimin e një partneriteti të parashikuar dypalësh klimatik dhe dorëzimin e pajisjeve specifike te ofruesit e sigurisë.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, Gjermania ka bërë të ditur se projektet me shoqërinë civile dhe ato që kanë filluar të zbatohen, nuk do të pezullohen.

“Thënë kjo, projektet me sektorin e shoqërisë civile si dhe projektet që kemi filluar të zbatohen, mbeten të paprekura. Ne dëshirojmë të nënvizojmë se të gjitha projektet e prekura mund të rifillojnë në çdo kohë. Kjo kërkon zbatimin urgjent të masave të nevojshme për deskalimin e situatës në komunat veriore. Gjermania mbështet në mënyrë eksplicite përpjekjet e BE-së, punën e Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak, si dhe Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.” – bëhet e ditur tutje në përgjigje.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *