Trupi gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës ka miratuar të premten kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të dëgjuar kundër-dëshminë e një dëshmitari. Për këtë, trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veld Foglia e ka caktuar 1 qershorin datë në të cilën do të paraqitet dëshmitari.
Në vendim thuhet se ZPS ka deklaruar që dëshmitari[REDAKTUAR]e ka kontaktuar ZPS-në vetëm pas mbylljes së çështjes së saj, me rastin e dëshmisë së dëshmitarit të Mbrojtjes WDSM-200.
Aty thuhet se ZPS ka kërkuar lejen e Panelit për të paraqitur prova shtesë në kundërshtim, bazuar me rregullat 127(2)(d) dhe 133 të Rregullores së Punës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht: (i) dëshmitë e dëshmisë së dëshmitari [REDAKTUAR] dhe materialet përkatëse; dhe (ii) dëshmi dokumentare në formë, ndër të tjera, të raporteve të organizatave ndërkombëtare, mediave të Kosovës dhe agjencive ndërkombëtare të shtypit.
Ndërsa më 26 maj gjykata ka njoftuar se mbrojtja e Salih Mustafës e ka mbyllur zyrtarisht paraqitjen e provave të tyre.
Salih Mustafa cili është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm