Enj. Nën 21st, 2024

Gjyqtari i kërkon falje Gjilanit për gabimin që i kushtoi me humbje ndaj Llapit

Gjyqtari Gramos Shala i ka kërkuar falje FC Gjilanit për gabimin që i kushtoi me humbje ndaj Llapit. Këtë vendim ai e ka marrë pas një analize të detajuar për rastin në fjalë.

“Une Gramos Shala sonte duke par emisionet sportive te opinjonistve e ish kolegve se si i analizojshin duke cekur kriteret ne studio u atakova shum per gabimin tim jo diskutabil, thuajse ishte bardh e zi, thuajse fare skishte prekje me dor, nuk dua te justifikohem per gabimin por tham me bindje te plotë kujtë po I pengon Gramos Shala, nuk osht hera e par qe ne studio akuzohem e etiketohem per vendimet e mara qe jan te qelimshme dhe te pa ditura duke akuzu se une jam ai qe po e humbi investimin miljonesh te FFKse nga presidenti per VAR in, keshtu si sonte jam akuzuar nga disa trajner, drejtora sportiv e gazetarja sportive Qeqa edhe Para 2 viteve per ndeshjen Prishtina – Drenica si skandal qe une nuk e respektoj VAR in. E din secili refer qe ka qen ne seminar te verteten. Nuk pranoj qe karieren time te deshmuar perj gjygjtari (referi) qe osht nje profesion jo i lehtë per ta ushtruar dhe vepruar qe e kam ndertuar me pune e sakrifikic dhe dashuri qe 22 vite e nga 2005 ne rangun elitar te futbollit te Kosoves duke gjykuar me shum se 400 ndeshje dhe shum ndeshje te rendesishme me peshë si finalet,barazhet e shum ndeshje tjera qe kan percaktuar edhe tituj te akuzohem per nje gabim qe mund ti kish ndodhur gjdo gjygjtari,e siq ju kan ndodhur me par dhe sesht ber kaq e madhe si me rastin tim. Gabimet e referve ndodhin gjethkund ne botë edhe ne ligat me te forta dhe sisteme me te avansuare te teknologjis ku edhe sot ne ndeshjet e premierliges ,seria A , lla liga ndodhin gabimet, Une kam analizuar dhe kam mar vendim për her te par në karieren time qe ti kerkoj falje publike nje ekipi S.C . GJILANI dhe tifozve e dashamirve te tyre, per nje gabim timin, te vetmin rast konkret te ndeshjes, Mos anulimin e penalties edhe pas rishiqimit ne VAR, dhe në te kunderten do te kishim ekipin e KF LLAPI qe do te ankohet per mos dhanjen e penalltis per prekje me dor . Keshtu që dua theksoj te pa pranushme nga S.C GJILANI për rezulltatet jo te mira, qe i kan objektiva e tyre ti fakturoj tek ky rasti i vetem i takimit sepse loja ishte luftuar kishte penallti edhe per S.C.GJILANI dhe nuk kishte njëanshmeri ku edhe komisioni dhe trajneri Mezani munden te rishiqojn e analizoj ndeshjen 100 minuteshe . Ne fund po ashtu dua te theksoj ne ketë deklarat se gabimet e disa referve mbeshtetn edhe pse gabojn nga opinoniste dhe komisionet perkatse te referve. nuk pajtohem ne rastë te gabimi i nje referi dhe ato te adresohen duke atakuar presidenti Agim Ademi sepse nuk osht fer dhe korekt siq pe shofim ne disa studio sportive te disa analistve per gjith këtë kam vendosur te prononcohem me shkrim ne Fb” shkruan Shala në postim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *