Sht. Nën 23rd, 2024

Gjyqtari jep dorëheqje nga ndeshja Dukagjini – Llapi

Një ndodhi e rrallë ka ndodhur në futbollin kosovar, ku gjyqtari Mervan Bejtullahu nuk ka pranuar të gjykojë ndeshjen e Superligës së Kosovës, mes Dukagjinit dhe Llapit.

Krejt kjo ka ndodhur pasi Bejtullahu ka pasur kritika të vazhdueshme nga njohësit e futbollit për referim në disa ndeshje ku e ka gjykuar klubin e Dukagjinit dhe si duket nuk ka mundur ti rezistoj presionit publik, shkruan IndeksOnline.

Ai gjatë hedhjes së shortit për javën e 29-të, është deleguar si gjyqtar i katërt për ndeshjen Dukagjini – Llapi, por që ka dhënë dorëheqje, dhe FFK-ja në vend të tij e ka dërguar gjyqtarin Vigan Ibërdemaj.

Dorëheqjen e Mervan Bejtullahut për emisionin ”Dueli Sportiv” e ka konfirmuar edhe kryetari i Komisionit për Delegimin e Gjyqtarëve dhe Kontrolluesëve për Superligë dhe Ligën e Parë, Gani Havoli.

“Ka dhënë dorëheqje. Nuk ka dashur të jetë në atë ndeshje. Shorti i ka rënë disa herë tek ekipi i njëjtë dhe nuk ka dashur. Ne e kemi aprovuar dorëheqjen e tij dhe e kemi zëvëndësuar me një gjyqtar tjetër. Kaq, nuk ka asgjë tjetër”, ka deklaruar Havolli

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *