Granit Begolli është bërë me skuadër të re. Trajneri kosovar do të drejtojë skuadrën e Lirisë.
“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e Granit Begollit si trajnerin tonë të ri për sezonin e ardhshëm! Begolli po rikthehet te Liria pas dy sezonesh, duke sjell me vete përvojën, njohurinë dhe pasionin e tij për futbollin.
Koha e tij e mëparshme me klubin u karakterizua nga udhëheqja e jashtëzakonshme dhe kuptimi i thellë i lojës, cilësi që jemi të lumtur t’i mirëpresim përsëri.
Nën drejtimin e tij, presim një sezon të mbushur me ekselencë strategjike dhe lojë pasionante. Mirë se vjen përsëri, Granit”! thuhet në njoftimin e Lirisë