Sindrit Guri do ta vijojë karrierën e tij tek Prishtina në Kosovë. Sulmuesi, i cili ka fituar titullin kampion me Kukësin në sezonin 2016-2017, do të angazhohet në futbollin dardan.
Shkodrani ka kaluar testet mjekësore paraditen e kësaj së hënë dhe pritet që të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Emmanuel Egbo.