Bashkëkryetari i Guxo, Faton Peci ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se Guxo s’mund të ketë dy kryetarë.
Ai thotë se, procesin e votimit dhe aprovimeve dhe ndryshimeve statutare, çdo veprim e kanë dakorduar me përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor, që ishin të pranishëm para dhe gjatë punimeve të Kuvendit.
Ndërkohë, Peci thotë se “Guxo nuk zbrapset para asnjë sfide”.
Postimi i plotë:
Sqarim për opinionin
Rreth lajmit të publikuar sot në media për mundësinë e kontestimit të legalitetit të ecurisë së Kuvendit të Parë të partisë sonë, në emër të Partisë Guxo, dëshiroj të qartësoj opinionin se ne nuk mund të diskutojmë mbi vendime të paqena.
Ajo që është e rëndësishme të qartësohet për opinionin në këtë fazë, është se para çdo procesi të votimit dhe aprovimeve dhe ndryshimeve statutare, çdo veprim e kemi dakorduar me përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor, që ishin të pranishëm para dhe gjatë punimeve të Kuvendit.
Një gjë është e qartë si kristali, se Guxo nuk zbrapset para asnjë sfide