Die. Nën 24th, 2024

Hagë, vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Edhe sot, në Dhomat Specializuara në Hagë, do të mbahet seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë javë, seancat janë mbajtur ditën e hënë, dje, si dhe do të mbahen sot e nesër.

Në tri ditë të kësaj jave është intervistuar dëshmitarja e parë e prokurorisë, e cila ka dëshmuar nën masa mbrojtëse dhe tërësisht në seancë të mbyllur për publikun.

Ajo është përgjigjur në pyetjet e ZPS-së si dhe të ekipeve mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në informimin javor të Dhomave të Specializuara u tha se të gjitha gjykimet janë publike por gjykatësit në disa raste vendosin të kryerjen një pjesë të seancës në privatësi, me qëllim të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit.

Seanca, si zakonisht, pritet të fillojë në ora 09:00.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *