Mar. Nën 26th, 2024

Hajredin Kuçi: Nuk ka pasur bastisje në shtëpinë time

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se nuk ka pasur bastisje nga Gjykata Speciale në shtëpinë e tij.

Ai për Tëvë 1 ka thënë se është takuar me zyrtarë të Speciales për shkak të punës së tij, që sipas tij është i angazhuar në një rast.

“Nuk ka pasur bastisje në shtëpinë time. Jam takuar me zyrtare te Speciales vetëm për shkak të punës që e bejë, për shkak te angazhimit që e kamë në një rast atje”, ka thënë ai për redaksinë.

Ndryshe, në media është raportuar se është bastisur sot shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit.

Ndërkohë ekipi i Tëvë 1 që po qëndron afër shtëpisë së Kuçit kanë thënë se dëshmitarët nuk kanë parë ekipe të policisë para shtëpisë së tij duke bastisur dhe as nuk kanë informata nëse është arrestuar, siç është raportuar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *