Sht. Nën 23rd, 2024

Haki Abazi i reagon opozitës pas kritikave ndaj Kurtit: Fusnota është pjellë e paditurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit që u zhvillua në Bruksel.

Në këtë mbledhje, Kosova është paraqitur me fusnotë.

Pas kësaj paraqitje, pati kritika të shumta ndaj kryeministrit Kurti, për shkak të qëndrimit të tij për fusnotën kur ishte në opozitë.

E për këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka përmendur disa nga të arriturat e ish pushtetarëve.

Postimi i plotë:

E pavend kritika për fusnotën, sidomos që vije si piskamë nga ata që u aplaudonin e përkrahnin ata që e vendosën fusnotën dhe e mbajtën peng vendin për 20 vite. Fusnota, demarkacioni, kryepolici serb në veri, asociacioni, amnestia për paramilitarët e policët e Serbisë, gjykata speciale, janë të arriturat e pushteteve që shkuan!

Fusnota është pjellë e paditurisë, arrogancës dhe servilizmit politik që është aplikuar me lojalitet deri me 14 shkurt të këtij viti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *