Die. Nën 24th, 2024

Haliti kërkon formimin e të dy komisioneve hetimore për rrymën: Kush është për burg, shkon në burg

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka propozuar që të miratohen të dy komisionet hetimore parlamentare për çështjen e energjisë elektrike, që po diskutohen sot në Kuvend.

Haliti ka thënë se mund të hetohen të gjitha dhe “kush është për burg, shkon në burg”.

“Unë nuk e kam ditë që i dini të gjitha. Dhe mua po më vjen keq që nuk kanë shku këta që i dinë të gjitha këto keqpërdorime në prokurori dhe s’kanë kërkuar komisione hetimore edhe më herët”, ka thënë Haliti pasi e ka dëgjuar deputetin e LV-së, Halil Thaçi, i cili ka folur për keqpërdorime në këtë sektor.

Për Halitin nuk ka pengesë që të formohen të dy komisionet, edhe ai i propozuar nga pushteti, edhe ai i propozuar nga opozita.

“Ta votojmë këtë komisionin që e kanë kërkuar deputetët me 40 nënshkrime, ta qesim në votim edhe komisionin tjetër le të formohet prej drejtorit e parë të KEK-ut, qysh e ka pasur emrin, Ilaz Kurteshit. Prej kohës së Ilaz Kurteshit të hetohet kush çka ka marrë, çka ka hangër, çka ka ble, krejt.. votoni, s’ka naj problem. Kush është për burg, shkon në burg, kur është për me nejtë jashtë, rri jashtë”, ka njoftuar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *