Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të këtyre të fundit ka deklaruar se NATO mund të nisë më shumë trupa në Kosovë në rast të ndonjë përshkallëzimi.
Stoltenberg këto deklarata i ka bërë pasi është pyetur se çfarë duhet të ndodhë në mënyrë që KFOR të intervenoj në Kosovë.
“Duhet të nisemi nga fakti që NATO është në Kosovë me më shumë se 4 mijë trupa. Kjo tregon përkushtimin tonë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.
“Nëse nevojitet, ne mund të sjellim më shumë trupa nëse është nevoja siç kemi parë të ketë ndodhur në javën e kaluar”.
“Do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme që ta shmangim ndonjë përshkallëzim”.