Sht. Nën 23rd, 2024

Hapet konkursi në qershor për 80 specialistë e rreth 200 infermierë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se investimet në QKUK e Spitale të Përgjithshme po kryhen me intensitet të shtuar dhe se investimet po bëhen edhe në shërbime të reja, raporton EO.

Ministri Vitia ka thënë se deri në muajin qershor, do të hapet konkursi për punësimin e mbi 300 profesionistëve shëndetësor. Në mesin e tyre, do të jenë 80 specialistë e rreth 200 infermierë.

“Investimet në infrastrukturë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë me një intensitet të shtuar për t’i bërë ambientet më miqësore dhe praktike për pacient. Po investohet edhe në infrastrukturë, janë hapur shumë shërbime të reja. Edhe shërbime që deri tani nuk janë bërë. Vetëm në Gjinekologji pritet që të mundësohen tri shërbime të reja. Shërbimet që janë marr në sektorin privat dhe jashtë shteti, tani do të merren edhe në sektorin publikë. Në bashkëpunim me menaxhmentin e SHSKUK në muajin qershor do të hapet konkursi edhe për rreth 330 profesionistë shëndetësor. Do të punësohen rreth 80 specialist, dikund rreth 200 infermier që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve”, ka thënë ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *