Pre. Sht 20th, 2024

Sot është hapur Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Veternik të Prishtinës.

Kryetari Përparim Rama thotë se ky projekt u mundësua falë përpjekjeve kolektive, veçmas nga Drejtoria e Shëndetësisë e drejtorit të saj, Izet Sadiku.

“Nga sot e tutje të gjithë banorët e kësaj zone mund të marrin shumë shërbime në këtë QMF nga stafi i përkushtuar i profesionistëve shëndetësor në mjekësi familjare, vaksinim, radiologji, mamografi si dhe mund të bëjnë analiza laboratorike.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Veternik ofron edhe shërbimin urgjent.

I ndamë mirënjohje të veçantë drejtorit të parë të QKMF-së, dr. Bajram Tahiri dhe të gjithë të angazhuarëve në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në zhvillimin e shëndetësisë në Prishtinë”, shkruan Rama.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *