Sht. Nën 23rd, 2024

Hapja e arkivave, Faton Klinaku i reagon Besnik Bislimit

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, teksa ka folur për takimet dy ditore që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore.

“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, tha Bislimi.

E kjo ka nxitur reagimin e Përfaqësuesit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Sipas tij, kjo i bie njësoj sikur “të pajtohesh se Kosova është Krahinë e Serbisë”.

“Arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura, janë poashtu të hapura sepse nuk ka çka fshehet në to. Ato janë histori që i duhen shtetit të Kosovës. Ka eksponate të luftës, të dëshmorëve e luftëtarëve në muzeun e Kosovës. Nëse është e vërtetë që zv.Kryeministri i Kosovës paska diskutuar dhe qenka marrë vesh me Serbinë që të “hapen” edhe arkivat e UÇK-së, është njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është Krahinë e Serbisë”, ka shkruar Klinaku

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *