Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një postimi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të ndal mashtrimin me dialog.
Haradinaj në postimin e tij kërkoi nga Kurti që t’i përgjigjet 3 pyetjeve që ia ka bërë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Ramush Hardainajt:
Kryeministër, ndale mashtrimin me dialog!
Tri pyetje kërkojnë përgjigjie nga ju e që kanë të bëjnë me Asociacionin.
E para: a jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës?
Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës?
Dhe pyetja e tretë: nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja?
Jepi përgjigjjet e sakta, ndale mashtrimin!